E hëna ishte pushim/ Merret vendimi, e shtuna ditë pune

E shtuna do të jetë ditë pune për punonjësit e administratës. Në mbledhjen e të Këshillit të Ministrave, më herët  u mor vendimi që dita e hënë do të jetë pushim zyrtar.

Dita e martë e 22 marsit ishte në kalendarin e festave zyrtare ditë pushimi për shkak të Festës së Sulltan Novruzit. Por qeveria në mbledhjen e sotme do të vendosë pushim edhe të hënën.

Arsyeja lidhet me një mënyrë për të kursyer energji elektrike, ne kushtet kur gjithë bota dhe vendi ynë po përballet me rritje te çmimit te energjisë.

Sipas vendimit, kjo ditë pushimi do të zëvendësohet me një ditë tjetër pushimi gjatë vitit në vijim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *