“E hëngra përsheshin…”, Beatrix falënderon mamanë e Donaldit, çfarë i sugjerojnë banorët

Natën e 31 dhjetorit banorët e Big Brother Vip kanë shijuar ushqimet e preferuara, që i janë gatuar mamatë e tyre. Kështu dhe Beatrix ka provuar një nga pjatat tradicionale që serviret në tryezat shqiptare për Vitin e Ri, përsheshi, me gjel deti, që ishte gatuar nga nëna e Donaldit, teksa duhet t’i dërgonte një mesazh.

Me sa duket gatimi i ka pëlqyer Beatrixit, e cila e ka falënderuar nënën e të dashurit të saj, duke treguar madje se kishte ngrënë dhe pjatën e Sarës. Ndërkohë që banorët e tjerë i sugjeronin si të shprehej, një nga vajzat i tha madje të thoshte se i puth të dyja duart “vjehrrës”, por as Donaldi nuk ka dashur, duke i thënë qartë ‘jo’.

“Mami i Donaldit, faleminderit shumë për përsheshin ishte shumë i mirë. Të lumshin duart. Kam ngrenë jo vetëm pjatën time, por edhe pjatën e Sarës”, iu drejtua Beatrix nënës së Donaldit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *