Një gazetar meksikan është gjetur i vdekur ditën e djeshme në Sinaloa të Meksikës.
Bëhet me dije se Luis Enrique Ramirez gazetar dhe kolumnist veteran në El Debate, ishte dhunuar dhe më pa hedhur në rrugë, ku u gjet edhe i pajetë.
Trupi i Ramirez është zbuluar nga forcat e sigurisë në një qese të zezë dhe të mbështjellë me plastikë.
“Unë e ndjej rrezikun e afërt se unë jam unë ai që ndjek, sepse ka një model [vrasjesh] në të cilin unë përshtatem”, tha Ramirez në një intervistë me mediat lokale disa vite më parë.
Kujtojmë që kjo është vrasja e 9-të e gazetarëve në Meksikë.