9 Maji është Dita e Fitores e cila përkujton fitoren ndaj nazistëve gjermanë.
Përveç paradës në të cilën Putini synon t’i shpallë popullit të tij një fitore ose pushtimin e një territori në Ukrainë që nuk ka qenë kurrë atje deri më tani, një betejë personale mund ta presë Carin pas asaj dite.
Mediat e huaja bëjnë me dije se presidenti rus mund të detyrohet të operohet për shkak të kancerit.
Brenda disa ditëve ai duhet t’ia lërë komandën e operacioneve ish-kreut të FSB-së (Shërbimi i Sigurisë Ruse), Nikolai Patrushev, i cili do të marrë kontrollin e pushtimit ndërsa Putin është nën thikë.
Sakaq, mësohet se Putini po merr një ilaç eksperimental që vjen nga Perëndimi për të mbajtur nën kontroll sëmundjen.