Opinionisti Arjan Konomi ka reaguar në lidhje me ‘konfliktin’ e krijuar në rrjete sociale me Arbana Osmanin.
Gjatë një video-live, Arjani tha se ende nuk është ballafaquar me moderatorët, ku theksoi se kjo e fundit mund ta ketë fshirë nga ‘Instagrami’, pasi cilësoi Bora Zemanin si prezantuesen më të mirë në Shqipëri.
“Më ka heq nga ndjekësit. Unë s’e kisha marrë vesh por më shkruajtën njerëzit. I ka mbetur hatri kur kam thënë për Bora Zemanin që është moderatorja më e mirë, se kishte periudhë të vështirë. S’di të ketë gjë tjetër. Unë Arbana nuk të kam hequr, të kam xhan”, tha ai.