E humbi në protestën e PD, Kreshnik Osmani gjen portofolin: Demokratët s’janë hajdutë

I pranishëm në protestën e mbajtur nga PD dhe ku mbajti edhe një fjalim, aktivisti Kreshnik Osmani ka njoftuar se ka gjetur portofolin e që e humbi gjatë mitingut.

Osmani deklaron se kanë njoftuar nga Policia e Shtetit për gjetjen e sendit të tij. Gjithashtu ai ka theksuar se të gjitha ata që ata që akuzuan demokratët për vjedhjen, tani duhet të kafshojnë gishtat, pasi sipas tij fakti se portofolin e kanë dorëzuar dhe kjo tregon se demokratët s’janë hajdutë.

“Policia e Shtetit sapo më telefonoi dhe më tregoi se portofoli im është tashmë në posedimin e tyre dhe më kërkuan të shkoj dhe ta marr. Qytetarët opozitarë që e kanë gjetur e kanë dorëzuar në Polici. Të gjithë drogaxhinjtë port-haliste kalemxhinj, që kanë dashur të bëjnë pis festivalin e demokarcisë një natë më parë, duke ironizuar se populli opozitar vjedhin njëri-tjetrin, tashmë duhet të kafshojnë gishtërinjtë me të cilat shkruajnë në tastierë sepse ata qe e kane gjetur e kane dorezuar ne Polici! Nje popull qe nuk e mban ne xhep dicka qe nuk eshte e tij, ne keto kohera sketerre qe jetojme, eshte plotesisht i gatshem per lirine. Faleminderit qytetarit, Faleminderit Policisë së Shtetit”, shkruan ai!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *