Ish-guvernatorja e Alaskës Sarah Palin është vënë në qendër të vëmendjes pasi u ‘kap’ të darkonte në një restorant jashtë vetëm disa ditë pasi u zbulua se ajo rezultoi pozitive për COVID-19.
“Sonte Sarah Palin u kthye në restorant për të kërkuar falje për rrëmujën rreth vizitës së saj të mëparshme. Në përputhje me mandatin e vaksinës dhe për të mbrojtur stafin tonë, ne e ulëm atë jashtë. Ne jemi një restorant i hapur për publikun dhe ne i trajtojmë të gjithë njësoj.”- tha menaxheri i lokalit Luca Guaitolini.
Palin është në qytet për të ndjekur padinë e saj për shpifje kundër The New York Times për një editorial të vitit 2017 që gabimisht e lidhi retorikën e saj me vrasjen masive të vitit 2011 në Arizona. Gjatë një procesi gjyqësor të hënën, gjyqtari zbuloi se Palin kishte testuar pozitive për COVID.
COVID-positive Sarah Palin has now dined al fresco on the Upper East Side two nights in a row. After eating at Campagnola Tuesday, she returned to Elio’s last night — where she reportedly flouted the city’s vax mandate this weekend https://t.co/UHl2B2HUSn pic.twitter.com/6OaQPaDgN0
— Jake Offenhartz (@jangelooff) January 27, 2022
/Priza.al/