‘E informova për pasojat e rënda të…’/ Shikoni kë ka takuar Presidenti Ilir  Meta gjatë vizitës në Romë  

I ndodhur për një vizitë pune në Romë, Itali, Presidenti i Republikës Ilir Meta, përveç takimeve të rastit me shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë në shtetin përtej Adriatikut, ka takuar edhe personalitete botërore.

Presidenti Meta, ka hedhur një foto në profilet e tij zyrtare, ku tregon se ka takuar në Romë Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “OBSH”, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ka qenë vetë Kreu i shtetit Shqiptar, Meta, ai që ka ndarë këtë foto me ndjekësit nga takimi në fjalë, ndërsa ka dhënë edhe disa detaje nga biseda e tyre. Kreu i shtetit theksoi se, e ka informuar Tedros Adhanom Ghebreyesus, mbi pasojat e rënda të pandemisë.

“Një takim i ngrohtë në Romë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Më njohu me konkluzionet thelbësore të Samitit të G20, që në fokus kryesor kishte pandeminë globale COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.

E informova lidhur me pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë, veçanërisht për shëndetin dhe jetët e qytetarëve, për ndikimet thellësisht negative në ekonominë shqiptare, si dhe për hapat, që po ndiqen, për tejkalimin sa më parë të pasojave.

Shpreha interesin për një vëmendje më të madhe dhe mbështetje konkrete për Shqipërinë nga OBSH, kryesisht për sistemin tonë shëndetësor, për të bërë gjithçka duhet për mbrojtjen efikase të jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë”,- shkruan Meta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *