E jashtëzakonshme! Uji bëhet i kuq në të njëjtin vend që përmendet në Bibël

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një pellg të madh pranë Detit të Vdekur ku ashtu siç ishte e përshkruar në bibël në rajonin Moab ose ndryshe në Jordani, uji i pellgut ka marrë ngjyrë të kuqe.

Ekspertë nga Ministria e Ujërave në Jordani kanë marrë mostra nga laguna për të hetuar shkaqet e fenomenit, por ato mbeten ende enigmë.

Banorët e zonës janë habitur dhe mrekulluar nga ky fenomen dhe imazhet kanë shkaktuar një reagim shumë të madh në rrjetet sociale pasi, ujërat me ngjyrë të kuqe kanë një domethënie shumë të madhe në Testamentin e Vjetër, si një nga 10 plagët që Zoti hodhi ndaj Faraonit të Egjiptit për të shpëtuar hebrenjtë nga skllavëria.

Sipas Biblës, “Zoti i ktheu ujërat e lumit Nil në gjak, duke vrarë në këtë mënyrë peshqit dhe pengoi egjiptianët të pinin ujë, në dënimin e parë, si ndëshkim ndaj faraonit për refuzimin e lirimit të skllevërve të tij hebrenj.”

Brigjet lindore të Detit të Vdekur, ku ndodhet pellgu i kuq i gjakut gjithashtu ndodh të jetë aty ku qëndronin dy qytetet legjendare të Sodomës dhe Gomorrës para se gjoja të shkatërroheshin nga Zoti për ‘ligësinë’ e tyre.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *