“E jetove jetën me ndershmëri”/ Vesa Luma kujton babanë e ndjerë me një dedikim prekës

Vesa Luma është një këngëtare mjaft e dashur për publikun. Së fundmi, ajo ka publikuar një postim mjaft prekës në profilin e saj në ‘Instagram’. Ajo ka kujtuar përvjetorin e lindjes së babait të saj të ndjerë. Vesa ka postuar një pjesë nga kënga “Sa mall” të publikuar në vitin 2016.

“Urime ditëlindjen në parajsë baba. Sa shumë do të doja ta njihje Lianin që po trashëgon shumë nga ti”,- theksoi ajo. “Do të festojmë sot për jetën tënde të shkurtër, por që e jetove me pasion, dashuri dhe ndershmëri deri në ditën e fundit”, vijoi Vesa. Më herët, Vesa ka ndarë disa foto në ‘Instastory’, ku shkruante se i mungon shumë babai i saj.

“Sikur të ishe me ne… të shihje nipat e mbesat që po rriten shpejt dhe që nuk patën fatin të takojnë gjyshin e tyre. Nuk e di kush e ka shpikur fjalinë koha shëron plagët, por nuk ka lidhje me realitetin. Na mungon Babi”, shkruante Vesa.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *