E ka të shenjtë! Ben Affleck mbron si ‘bishë’ Jennifer Lopezin nga fansi i saj

Së fundmi çifti më i përforlur i shoëbizz, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë qenë në Itali dhe teksa po ktheheshin në aeroportin e Romës i ndodhi një incident.

Një nga fansat e Lopez tentoi ti afrohej asaj për të bërë foto, por Affleck veproi me shpejtësi për ta mbrojtur partneren e tij.

Ishte e paqartë se cili ishte synimi i tij, por duket se ai u përpoq të bënte një selfie. Ben i doli menjëherë doli para fansit ndërsa Jen lëvizi pas bodyguardit të saj për siguri.

Çifti ishin duke u mbajtur prej dore gjatë gjithë situatës. Ben dëgjohet duke thënë “ej, ej, ej”, para se ta shtynte butësisht burrin prapa. Sigurimi dhe dy oficerë policie më pas ndërhynë për të qetësuar situatën, ndërsa dyshja vazhdoi ecjen në aeroport për t’u nisur për në New York  për Met Galan të hënën, më 13 shtator.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *