Reperi Noizy ka lënë qelinë e paraburgimit në Kosovë ku kaloi natën pasi u ndalua nga policia pas një urdhër gjykate.
Reperi i njohur u ndalua të mërkurën në mbrëmje në pikën kufitare në Vërmicë dhe kaloi natën në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
Nuk dihet ende arsyeja e ndalimit të reperit.
Sipas vendimit, Gjykata Themelore në Prishtinë, ishte i detyruar ta mbante 100 ditë burgim ose të paguante gjobë prej 2000 eurosh. Noizy zgjodhi të paguante gjobën duke u liruar.
Vetëm pak minuta më parë, Noizy ka postuar pamjet nga ashensori ku konfirmon edhe njëherë se tashmë ai është në liri.
Madje nga pamjet tregohet se këngëtari jep edhe një mesazh të koduar, ku bën veprimin e shkrepjes së armës. Nuk dihet në drejtim të kujt është mesazhi.
/Priza.al/