“E kam babin prokuror, ta q* nonën”/ Çmendet e reja shqiptare, kërcënon gruan që pak e përplasi tek vijat e bardha (Video)

Një qytetare nga Prishtina ka denoncuar një vajzë shofere, e cila për pak e ka përplasur në vijat e bardha. Përpos të gjithave, e reja e ka ofenduar rëndë dhe e ka kërcënuar. Në një moment dëgjohet teksa thotë se e ka babain prokuror.

Gjithashtu, ajo shihet teksa kënaqet dhe përqesh brenda makinës qytetaren, të cilës i rrezikoi jetën bashkë me fëmijën e mitur.

Më pas qytetarja tërhiqet nga disa burra, pasi shoferja e inatosur edhe mund ta përplasë nga nervat.

Denoncimi i qytetares:

Po du me nda me juve një video, nëse kishit mujt me postu ju lutem. Sot te tre sheshirat, kjo vajza në veturë gati na aksidentoi mu edhe vajzën që e kisha në karrocë! Dhe në vend që të kërkonte falje ajo shante dhe i jepte gaz që t’na frigonte pasi që unë e gjirova që ta kem si dëshmi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *