Prej disa kohësh, moderatorja sportive, Cindy Marina është duke përfolur se është në një lidhje me djalin e ish-kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, Genarin.
Mirëpo, sot ajo e ka pranuar publikisht, duke theksuar se politikanen e ka njohur përpara se të lidhej me të birin e saj. Cindy ka treguar se marrëdhënien me të e ka shumë të mirë.
“Në fakt e kam takuar shumë më parë se të takoja Genarin. Jemi njohur familjarisht më parë, kështu që kur unë u lidha me Genarin nuk kisha ndonjë siklet ta takoja. Ajo është njeri i mrekullueshëm. Vërtet jam me fat që e njoh”, u shpreh ajo për Rudina Magjistarin.
Më tej, e pyetur se si e shikon veten në një raport më të afërt nuse- vjehërr, moderatorja deklaroi: “Unë akoma jam shumë e re. Nuk kam menduar për këto lloj gjërash, por siç thashë, ajo është e mrekullueshme, nuk mendoj se mund të ndryshojë njeriu. Ajo gjithmonë ka qëndruar njëlloj, siç është, e qeshur dhe shumë e dashur”./abcnews.al