Pesë vjetori i shenjtërimit të Anjezë Gonxhe Bojaxhiut e njohur si Nënë Tereza shënoi dhe ngritjen e një tjetër shtatoreje për gruan e madhe dhe humaniste shqiptare. Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, ministrja Elisa Spiropali dhe kryetari i Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi zbuluan statujën e re të Nënë Terezës të vendosur në bulevardin kryesor të Kamzës.
Gjithçka duket në rregull deri në momentin kur zbulohet fytyra e re e shtatores që vështirë të thuash se është “Nënë Tereza”. Me duar të mëdha, trup shumë të mbushur dhe fytyrë të rrumbullakosur, kjo skulpturë e punuar nuk i përngjan aspak imazhit të “Nënë Terezës” shqiptare, gruas me trup të vogël e të imët.
Ata e kanë ‘rinovuar’ Nënë Terezën duke i hequr rrudhat dhe duke e bërë me linja të kolme. Skulptori që e ka bërë këtë ‘vepër arti’ është Ardian Pepa.
/Priza.al/