Gazetari i njohur Artan Hoxha ka deklaruar se sipas informacioneve ka dyshime të forta se Talo Çela, një prej emrave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare është vrarë.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha ka thënë se kjo ngjarje ka ndodhur pas arrestimit të Nuredin Dumanit në Fier.
Hoxha: Kam dyshime se Talo Çelën nuk do të kemi më mundësi që jo vetëm ta intervistojmë, por edhe të mos e shohim më imazhin e tij.
Spartak Koka: Pra po thoni e mund të jetë vrarë?
Hoxha: Besoj se ka ndodhur pas momentit që Nuredin Dumani u arrestua apo kur filloi të flasë. Dyshoj se nuk kemi për ta parë më, uroj ta kem gabim këtë informacion.