OKI është një nga medikamentet më të përdorura kundër dhimbjes por edhe rastet kur personat janë me gripozë.
Është zbuluar se përveç efektit të shpejtë, OKI ka edhe efekte anësore të cilat mund të jenë të rënda dhe fatale. Disa nga pasojat kryesore janë se ky medicament mund të shfaqë shqetësime të stomakut, kapsllëk, diarre, marramendje, përgjumje, humbje oreksi ose dhimbje koke. Ky medikament mund të rrisë presionin e gjakut. Sakaq, mësohet se janë shtuar edhe pasoja më të rënda që sjell OKI, pasi ndikon në rrahje të shpejta të zemrës, ndryshime të dëgjimit, ndryshime në gjendjen e humorit, dhimbje koke e vazhdueshme e fortë, dhimbje stomaku, ndryshime në shikim, dhimbje të kyqeve ose të ngjashme.
Ky medikament, ndonëse rrallë, mund të ndodh të shkaktojë efekte anësore të tilla si sëmundje serioze të mëlçisë.