E keni kaluar koronavirusin? Studimi i ri konfirmon se zhurmat në vesh dhe humbja e dëgjimit…

Pacientë të shumtë që kanë përjetuar Covid-19 kanë raportuar simptoma që tregojnë se koronavirusi ka prekur veshët dhe dëgjimin.

Disa nga këto simptoma përfshijnë humbjen e dëgjimit dhe tringëllimë në veshët, dhe simptoma të tilla si marramendja dhe problemet e ekuilibrit tregojnë se virusi SARS-CoV-2 ka prekur edhe veshin e brendshëm.

Një studim i ri ka konfirmuar gjithashtu se virusi me të vërtetë mund të infektojë veshin e brendshëm dhe qelizat e epitelit ndijor, të cilat të dyja janë çelësi për dëgjimin dhe ekuilibrin.

Studiuesit kanë qenë në gjendje të vërtetojnë se virusi mund të infektojë në fakt pjesën e brendshme të veshit.

Edhe pse ky studim tregon një lidhje të fortë midis COVID-19 dhe problemeve të dëgjimit dhe ekuilibrit, ende nuk dihet se sa të sëmurë nga COVID-19 i kanë përjetuar këto probleme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *