E kërcënonte se do e vriste me thikë, arrestohet 42 vjeçari, mbante armë në shtëpi

Paralajmërimi i një ngjarje të rëndë është bërë falë arrestimit në flagrancë të 42 vjeçarit.

Shtetasi me iniciale F.Sh, banues në Durrës ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi atë me thikë.

Shtetasi është vënë në pranga për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Sakaq, gjatë kontrollit policia ka sekuestruar një armë pushkë dhe një thikë.

Ndërkohë, policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Arrestohet në flagrancë 42-vjeçari që ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi atë me thikë.

Gjatë kontrollit në banesë, 42-vjeçarit iu gjet një armë sportive, që e mbante pa leje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja J. Sh. se bashkëshorti i saj e dhunonte vazhdimisht dhe e kishte kanosur me armë të ftohtë (thikë), kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur parandalimi i ngjarjes së mundshme kriminale në familje, pasi ky shtetas e ka dhunuar vazhdimisht bashkëshorten e tij dhe e ka kanosur atë se do ta vriste me mjet prerës (thikë).

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Sh., 42 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë sportive (pushkë), e cila u sekuestrua së bashku me thikën, në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *