E kishin këmbën e mbarë, Angel Di Maria dhe Pol Pogba i sigurojnë juventusit fitoren

Juventusi arrin fitoren në   miqësoren e parë sezonale me shifrat 2-0 ndaj meksikanëve të Guadalaharës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Golat e fitores për,“Zonjën e Vjetër”shënuan Da Graca në minutën e 10′ falë një goditje këndi të krosuar nga blerja e merkatos së verës, Angel Di Maria dhe në minutën e 80′ me Kompanjo, i cili pas një kundërsulmi, dribloi mbrojtësin e meksikanëve në zonë dhe goditi mjaft bukur duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.

Dy blerjet e bujshme në këtë sesion të merkatos verore, Pol Pogba dhe Angel Di Maria lanë një përshtypje të mirë .

Bardhezinjtë e Masimiliano Alegrit kanë dy miqësore të tjera në prag të startit të sezonit të ri futbollistik, ku do të përballen më 27 korrik ndaj Barcelonës dhe ndaj Realit të Madridit më 31 korrik.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *