Një makinë ka marrë flakë në një servis në lagjen nr.3 në Sarandë.
Mendohet se zjarri në mjet ka rënë për shkak të një defekti teknik.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 18.05.2022, rreth orës 15:10, në lagjen nr.3, Sarandë, tek servisi i shtetasit A. L., është djegur pjesërisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit P. K., 35 vjeç, banues në Delvinë”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.