E konfirmoi me dashje? Greta Koçi tregon më në fund unazën e fejesës

Greta Koçi ndonëse është një personazh mjaft i njohur për publikun shqiptar, ka preferuar që jetën e saj private ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

Megjithatë në portale ka qarkulluar lajmi se ajo është fejuar në fshehtësi të plotë me një djalë nga Austria, vend i cili këngëtarja ka disa kohë që jeton.

Për më tepër, thuhet se ata të dy po mendojnë t’i japin fund beqarisë duke u martuar së shpejti. Për partnerin e Gretës nuk ka ende asnjë detaj, por sipas informacioneve ai e mbështet këngëtaren plotësisht në profesionin e saj dhe madje e shoqëron në mbrëmjet muzikore.

Greta ka konfirmuar aludimet për lidhjen e saj me një video që ka postuar në InstaStory ku shihet nën shoqërinë e motrës së saj, Eni Koçit dhe Genc Prelvukaj. Në video dallohet unaza e fejesës duke e bërë kështu të qartë që lajmi është i vërtetë.

Kujtojmë se më herët ajo është shprehur se nëse i dashuri i saj nuk do të jetë personazh publik, atëherë ajo nuk do e bëjë kurrë lidhjen publike. Kjo duhet të jetë edhe arsyeja pse Greta e ka mbajtur gjithçka të fshehtë këto kohë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *