Burime nga prokuroria e Elbasanit ka konfirmuar për Priza.al se i është dërguar një fletë-thirrje Gazment Bardhin, në cilësinë e personit që ka dijeni për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, i njohur ndryshe me noftën “Pipi”.
Në cilësinë e kryesuesit të listës së PD në Elbasan, dyshohet se nga ajo seli është dhënë urdhër për të qëlluar ndaj Pjerin Xhivanit.
Mësohet se prokurorët Ritvan Sukaj dhe Platin Aliçka, kanë zgjeruar rrethin e personave të cilët dyshohet të kenë urdhëruar badigardët për ekzekutimin e mjekut Pjerin Xhuvani.
Detaje nga ngjarja:
Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i njohur si mbështetës i Partisë Socialiste dhe ish-drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u ekzekutua me armë zjarri. Krimi i rëndë erdhi pas një debati mbi pretendimet që kishte grupi i badigardëve të PD-së, për disa karta identiteti, për të cilat Prokuroria e Elbasanit dhe hetimet tregojnë se nuk kanë ekzistuar.
Ngjarja e rëndë që ka marrë tashmë dhe emrin “Masakra e Elbasanit”, la pas edhe katër persona të plagosur. Gjithçka nisi pasi shtabi elektoral i Partisë Demokratike kishte ndaluar një makinë, pasi dyshonte se personat që ndodheshin brenda saj, Pjerin Xhuvani dhe Mehmet Dafllaku po shpërndanin para në këmbim të votës. Anëtarët e PD-së kanë kërkuar që të kontrollojnë mjetin, ndërsa Xhuvani nuk ka pranuar.
Kjo gjë ka sjellë përplasjen fizike me palëve. Të alarmuar nga ajo që po shikonin, banorët e zonës kanë lajmëruar policinë, por përpara uniformave blu, në vendin e ngjarjes kanë mberritur mbështetësit dhe njerëzit e Xhuvanit. Hetimet për ngjarjen janë në vijim e sipër për këtë masakër.
Kush ishte Pjerin Xhuvani?
Pjerin Xhuvani është i njëjti person i cili u përfshi në sherrin mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste në Elbasan Ditën e Verës. Xhuvani ka qenë disa vite më parë drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa tashmë në vitet e fundit ishte angazhuar pranë Partisë Socialiste.
Xhuvani ka qenë ish- drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë të reja shtetit. Më 14 mars ai ishte pjesë e turmës që goditi mbështetësit e PD të cilët thërritën Rama ik gjatë parakalimit të kryeministrit Edi Rama.