Ehaida Dani është një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme, ndërsa rikthimi i saj në Tiranë bëri bujë. Mesa duket ajo ka rezervuar një projekt të madh në vendin tonë.
Së fundmi ajo ka publikuar albumin e saj më të ri, të titulluar “Zanin”. Ai përbëhet nga 5 këngë “Zanin”, “Jam betu”, “Kënga jonë”, “Amore”, “Hajmali”, të cilat janë shoqëruar me videoklipe.
Ka pasur nga ata që e kanë krahasuar punën e këngëtares me atë të Elvana Gjatës. Kjo e fundit, solli më herët një mini album me këngët të shoqëruara me klipe.
Në lidhje me këtë, Elhaida Dani është përgjigjur duke e mohuar, por dhe pranuar se Elvana ka qenë e para që solli një gjë të tillë në vendin tonë.
‘’Nuk është e vërtetë, por të them të drejtën që Elvana ka qenë e para që risolli muzikën shqiptare në këtë lloj stili, në këtë lloj mënyre sa më moderne dhe e kam vlerësuar shumë sepse duhej ta bënte dikush. Elvana e bëri aq mirë sa e riktheu në modë le të themi dhe i la hapësirë artistëve tjerë për ta bërë.’’, tha Elhaida.
/Priza.al/