Edison Cavani do të luajë sezonin e ri në La Liga, teksa ka arritur marrëveshjen me Valencian.
Sipas asaj që raporton “RMC Sport”, sulmuesi uruguajan ka arritur marrëveshjen me skuadrën që drejtohet nga Gattuzo
35-vjeçari ndodhet pa klub pas përfundimit të bashkëpunimit me Manchester United dhe për klubin e La Liga-s do të jetë një transferim me peshë duke parë karakteristikat e vetë “El Matador”-it.
Përveç “Djajve të kuq”, uruguajani gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellat e PSG-së, Napolit, Palermos dhe Danubios.
Në sezonin e kaluar me United në Premier League, sulmuesi u aktivizua gjithsej në 15 ndeshje, ku arriti të shënonte 2 gola dhe të dhuronte gjithashtu edhe 1 asist.