E kryer/ E konfirmon trajneri i PSG, ylli i ekipit ka akord me Juventus

Leandro Paredes është një hap larg zyrtarizimit te Juventus. Ka qenë trajneri i PSG, Christophe Galtier që ka konfirmuar se argjentinasi i mesfushës do largohet nga francezët, për të kaluar në Serie A.

“Paredes nuk do të jetë në grup, ai gjeti marrëveshje me Juventusin. Mendja e tij është diku tjetër, edhe nëse ai është ende një lojtar i PSG-së”, tha Galtier.

Mesfushori i lindur në vitin 1994, kishte një marrëveshje me Juventusin prej disa kohësh, ndërkohë që mungonin ende disa detaje me klubin parisien mbi kushtet për të cilat do të niste detyrimi i pagesës prej 15 milionë euro. Paredes rikthehet kështu në Serie A, pasi më herët ka qenë pjesë e Romës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *