E KRYER/ Tirana e kishte në listën e dëshirave, Arlind Ajeti zgjedh klubin italian para bardhebluve

Arlind Ajeti do e vazhdojë karrierën e tij te Pordenone në Itali. Mbrojtësi 28- vjeçari u përfol te Tirana më herët në merkaton e verës, pasi kishte mbetur lojtar i lirë.

Sezonin e fundit u afrua në janar, po si lojtar i lirë, te Padova, megjithatë mungoi zgjatja e kontratës dhe me Pordenone do jetë rival i tyre në Seria C.

Lajmin e bën të ditur Padova Sport, e cila tregon dhe se kanë pasur negociata për të vazhduar bashkëpunimin, por nuk ka ardhur konfirmimi nga mbrojtësi Ajeti, i cili e mbylli mjaft mirë gjysmën e dytë të sezonit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *