Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Rama ka patur një përplasje me gazetaren Pranvera Borakaj, gjatë një interviste teksa flitej për zgjedhjet e 25 prillit. Një pyetje e cila nuk dukej tendencioze, ka sjellë edhe rebelimin e kreut të qeverisë, i cili i është kthyer ashpër.
Teksa gazetarja e pyet nëse ndihet i lodhur, Rama i tha se ajo duhej të përgatitej më mirë për intervistën. Por kjo e fundit e morri situatën në dorë, duke ia bërë të qartë se nuk bie në grackën e tij.
Pjesë nga biseda:
Pranvera Borakaj: Suksese në garë! Jeni lodhur?
Edi Rama: Të të them të drejtën, duhet të përgatitesh më mirë kur fton kryeministrin
Pranvera Borakaj: Nëse të jam dukur unë e papërgatitur, nuk e di çfarë mund të mendosh në studio të tjera.
Edi Rama: Nejse, kjo që the është premisë që nuk do të përgatitesh më shumë
Pranvera Borakaj: Unë përgatitem gjithmonë shumë, shpresoj që edhe ju të përgatiteni kaq shumë
Edi Rama: Këshilla ime është përgatitu më shumë, dhe përfto më shumë nga partneri që ke në emision
Pranvera Borakaj: E kuptoj lojën tuaj, por nuk bie në këtë grackë, ashtu sikur nuk binit ju në grackën e Albin Kurtit.
Edi Rama: Kjo nuk është lojë, se nuk kam ardhur për të luajur
Pranvera Borakaj: Se jam kurioze, në cilën pjesë më keni kapur pa përgatitur.
Edi Rama: Ishte shpjegimi i frymëmarrjes time kur mbaroi emisioni
Pranvera Borakaj: Në cilën pjesë t’u duka e papërgatitur?
Edi Rama: Është bisedë për kafene. Unë nuk shkoj se kam punë në fushatë.