Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një vajzë 6-vjeçare ka humbur jeten si shkak i mbytjes në plazh.
Tronditës ka qenë fakti se të mituren e la babai i saj të mbytej pasi ai po e shikonte ngjarjen ky i fundit ndodhet në paraburgim deri në momentin e sqarimit të plotë të ngjarjes.
Mediat greke bëjnë me dije se e vogla ka qenë duke notuar me jelekun mbrojtës, në sy të të atit, por në momentin që ai ka tentuar ta marrë sipër në varkë, e mitura ka rrëshqitur nga jeleku dhe është mbytur. Babai i saj ka thënë se nuk u zhyt për ta shpëtuar pasi vuan nga astma.
Gjashtë vjeçarja është pikasur nga një peshkatar nën një varkë të ankoruar dhe është transportuar me ambulancën e EKAB në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit, ku është konstatuar e vdekur.