Dje emisioni “Përputhen” nisi sezonin e katërt të tij, me shumë ndryshime, siç edhe ishte paralajmëruar. Në fakt, vetëm autorja e programit dhe opinionisti ishin të njëjtë. Në të gjitha segmented e tjera, “Përputhen” kishte ndryshuar totalisht. Formati, moderatorja, studio ishin disa nga ndryshimet, nga të cilat më së shumti u vërejt mungesa e prezantueses ‘historike’ të programit, Bora Zemani.
“Përputhen” tashmë është nën moderimin e Ori Nebiajn dhe pas dy sezonesh shumë të suksesshme bashkë, duke kaluar në sfida nga më të ndryshmet, autorja Olsa Muhameti i dha ‘lamtumirën’ Borën përmes një postimi në ‘InstaStory’.
“Nuk di nga t’ia nis e nuk di ku të mbaroj. Ti e di sa të vlerësoj në çdo aspekt. Profesional, njerëzor, si këshilluese, si super mike që je. Kam qenë me fat që të kam njohur e po aq me fat që kam punuar me ty”- shkruan autorja në një fotografi të përbashkët.
Kjo duket ta ketë emocionuar Borën. Mes “emoji” me lot në sy, prezantuesja e njohur është shprehur: “Ja që ka edhe ‘ndarje’ të bukura. Mbyllëm dy sezone të forta por që do kujtohen me nostalgji e që do na marrë malli gjithmonë. Faleminderit për mbështjetjen që nuk ma ke kursyer asnjëherë. Kam besim që do bësh gjëra edhe më të bukura me energjinë dhe përkushtimin tënd. Tani ta lëmë ndarjen profesionale dhe të kthehemi tek lidhja shoqërore. Nesër e lamë atë kafen? Të dua shumë Olsa”.
Kujtojmë se Borën tashmë e pret një sfidë e re profesionale. Nga tetori, asaj i është besuar prime-time i spektaklit të kërcimit “Dancing with the stars” në ekranin e Top Channel.