Grabitet banesa e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Krujës. Mësohet se kanë qenë rreth 10 persona të armatosur e të maskuar që kanë kryer grabitjen, kanë torturuar dhe lidhur me fasheta kryefamiljarin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Nikel rreth orës 1 të natës.
Familja ka qenë për darkë tek një mik dhe janë kthyer rreth orës 23:00 në banesë. Rreth orës 1 të natës një grup prej 10 personash me armë e maska i ka hyrë në banesë.
Familjarët i kanë mbyllur në një dhomë në katin e tretë të banesës, ndërsa të zotin e shtëpisë e kanë gjetur në një dhomë ku po flinte i vetëm dhe e kanë lidhur me fasheta dhe torturuar për t’i dhënë çelësin e kasafortës që ai mbante në shtëpi. Shuma e marrë nga autorët në lek, euro, dollarë dhe flori është mbi 100 mijë euro.
/Priza.al/