Floriana Garo është një personazh shumë i njohur për publikun, si moderatore por edhe per përfshirjen e saj në politikë. Ajo ka qenë në rolin e moderatores për shumë vite me radhë, përpara se të shkëputej nga Shqipëria për të jetuar me partnerin e saj në Zvicër.
Mirëpo duke qenë një figurë publike, edhe Floriana është përballur shpeshherë me thashetheme. E ftuar së fundmi, në emisionin “Glamour Zone”, Garo ka treguar mbi thashethemin më të çuditshëm që ka dëgjuar rreth saj në gjithë këto vite. Ndër të tjera shumë spontane, moderatorja u shpreh se lajmi më i pavërtetë rreth emrit të saj ishte ai që ajo ka qenë e lidhur me një sheik.
“Që unë jam e lidhur me sheik nga Dubai. Që këta sheikët ma shtruan komplet rrugën për të vazhduar përpara. Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur me ndonjë sheik të Dubait, dhe nuk ka qenë as objektiv”,-tregoi Floriana.
Kujtojmë se disa kohë më parë u përfol shumë në media “konflikti” midis Floriana Garos dhe vjehrrës së saj, ku krahas marrëdhënies personale, në politikë duket se janë ‘kundërshtare’.
Garo mban postin e drejtoreshës së komunikimit të ‘Komisionit të Rithemelimit’ dhe shfaqet krah të Berishës në çdo dalje publike. Ndërkaq, vjehrra e saj dikur e angazhuar me politikë i ka publike deklaratat kundër ish-kryeministrit Berisha. Mirëpo kjo nuk ka ndikuar në marrëdhënien e tyre.