E lindi foshnjën dhe e la në një valixhe në dollap, del ekspertiza mjeko ligjore: Bebja është abortuar…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u zbulua ditën e djeshme në Korçë, ku u gjet një i porsalindur i pajetë në një valixhe.

Në raportin mjeko-ligjor shkruhet se fëmija ka qenë i formuar dhe sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore bëhet fjalë për abort.

Ndërkohë, nuk dihet ende nëse fëmija ka lindur i gjallë apo i vdekur. Sakaq, mësohet se nëna ka abortuar pa asnjë ndihmë dhe se ka pasur hemorragji të madhe.

Kujtojmë që ka qenë bashkëshorti i saj me të cilën ka edhe një fëmijë 15 vjeç, që kur është kthyer nga Greqia ka zbuluar foshnjën e pajetë në valixhe dhe ka njoftuar policinë.

Ai madje akuzon gruan se fëmija nuk është i tij, pasi prej kohësh jeton në Greqi, teksa është mësuar se 40-vjeçarja që ka lindur beben ka probleme mendore dhe se prej tre vitesh nuk kurohej.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *