E marrin peng dhe e dhunojnë për shkak të një borxhi, policia arreston dy të rinjtë

Dy të rinj në Vlorë kanë marrë peng një 27-vjeçar, pasi u kishte boxh një sasi parash. Pasi e kanë rrëmbyer, ata e kanë dhunuar fizikisht. Në lidhje me këtë rast, blutë e Vlorës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit S. K., 20 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht shtetasin A. I., 27 vjeç, banues në Vlorë. Ata e kanë mbajtur përreth 30 minuta në banesën e shtetasit S.K., me pretendimin se i kishte borxh shtetasit A.M., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.

Njoftimi

Vlorë

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: S. K., 20 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht shtetasin A. I., 27 vjeç, banues në Vlorë, të cilin e kanë mbajtur përreth 30 minuta në banesën e shtetasit S.K., me pretendimin se i kishte borxh shtetasit A. M., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *