Pasi dhunoi dhe vrau 18-vjeçaren Marigona Osmani, gjykata në Ferizaj ka lënë në burg Dardan Krivaqën.
Sipas Gjykatës, i pandehuri me dashje dhe në mënyrë mizore ka ushtruar fillimisht dhunë psikike, pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë.
Ndërkohë i pandehuri tjetër Arbër Sejdiu ka marrë pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike.
“Me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”, ka deklaruar gjykatësi, raportojnë mediat në Kosovë.
/Priza.al/