E mbani mend serialin e njohur “Skllavja Izaura?” Ja si duket aktorja sot

Skllavja Izaura

Në fakt ky serial i ka rrënjët në vitet 80’ dhe cilësohet si seriali i parë i gjatë i ndjekur nga shqiptarët, një prodhim brazilian që i “çmendi” të gjithë. Telenovela me 100 seri bazohet në historinë e një skllaveje të bardhë dhe lidhjes me padronin e saj Leoncio, që i kthyer nga Evropa, braktis gjithçka vetëm për dashurinë për Izaurën.

U rikthye në ekranet tona edhe para disa vitesh, teksa para televizorit qëndron edhe vajzat me emrin “Izaura”, inspiruar nga personazhi në serial.

Lucelia Santos, ishte 19 vjeç kur mori rolin kryesor në telenovelën “Skllavja Izaura”. Sot ajo është 65 vjeçe. Ajo vazhdon të jetë aktore, por njëkohësisht është edhe regjisore. Lucelia është divorcuar dhe ka një djalë 40 vjeçar, i cili është gjithashtu aktor.

Seriali “Skllavja Izaura” u realizua në Brazil në vitet 1970, dhe u përhap në shumë vende ish-komuniste të Europës nga 1989-ta. Edhe në Shqipëri, ai pati një sukses të madh.

Megjithatë, historia e dashurisë së ndaluar të një skllaveje dhe pronarit të saj, u ndoq nga miliona njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *