E mbyllën në një qendër rehabilitimi, Britney Spears nuk i shpëton dot të shkuarës

Menduam se çdo gjë po shkonte mirë në jeten e saj, por duket se Britney Spears nuk i shpëton dot të shkuarës së saj.

Disa ditë më parë ylli i pop-it foli për periudhën kur ajo qëndroi e mbyllur në një qendër rehabilitimi, në vitin 2008, për shkak se ishte e varur ndaj alkoolit dhe lëndëve narkotike.

“Nuk më lejohej të pija as cigare, gjë që dhe njerëzit e dënuar me vdekje mund ta bëjnë”

Mbyllja në atë vend ishte abuzimi më i madh që mu bë shprehet ylli i muzikës.

“Një grua ia prezantoi idenë babait tim dhe mamaja ime e ndihmoi atë ta ndiqte dhe e bëri gjithçka të ndodhte. Ishte e gjitha e rregulluar. Nuk kishte drogë apo alkool në sistemin tim. Abuzimi i pastër.”

Ishte ky propozim i kësaj gruaje që i bëri prindërit e Britneyt të vendosin ta dërgonin në qender rehabilitimi.

Veprim ky që këmgëtarja edhe sot e kujton si një”makth”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *