E mbylli dhe ja rriti zërin televizorit që mos të dëgjonin fqinjët, i riu përdhunon të miturën të cilën e njohu në Instagram

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 27 vjeçar dyshohet për përdhunim ndaj një 17 vjeçare, ku kësaj të fundit i thoshte se ishte pakistanez.

Bëhet me dije, vajza është njohur në Instagram me shqiptarin, i cili më pas e ka çuar në një apartament në Korydallos, ku e dhunoi. Shqiptari, është  arrestuar ditën e djeshme, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Detaje rreth ngjarjes:

Mbrëmjen e 11 prillit, shqiptari e bindi vajzën që të takoheshin jashtë shtëpisë së saj për të dalë për një shëtitje. Rreth orës 21:30 e mori me motor dhe e çoi në një park në zonën e Korydallos.

Rreth orës 22:30, autori e çoi në një apartament në të njëjtën zonë ku ai banonte, mbylli derën dhe çoi zërin e televizorit që fqinjët të mos dëgjonin asgjë.

Më pas u zhvesh dhe dhunoi të miturën ,e  cila rezistoi duke iu lutur të ndalonte por përdhunimi zgjati rreth gjysmë ore. Më pas, 27-vjeçari e çoi në shtëpinë e saj duke i kërkuar që të mos fliste për asgjë.

Por vajza denoncoi përdhunimin duke i bërë përshkrim në polici të riut shqiptar dhe llogarisë që ai përdor në Instagram.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *