Gjykata e Lushnjes ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 58-vjeçarin Andrea Stasa, i cili 3 ditë më parë vrau babain e tij në fshatin Remas, Dhimitrin, duke e mbytur me duar.
Mësohet se sot para gjykatës, Strasta nuk e ka pranuar vrasjen e të atit. Sakaq ka shtuar se në se ditën e krimit kishte pirë raki me të atin, ndërsa më pas kërkoi edhe unazën që mbante në gisht pasi i mungonte.
Si dhe në sallën e gjyqit, autori nuk ka ka treguar pendesë dhe shenja të mira të shëndetit mendor.
Burime për median bëjnë me dije se 58-vjeçari ishte kthyer nga Italia para dymuajsh , si dhe ka qenë i dënuar me 13 vite burg në Itali për trafikim të qenieve njerëzore dhe trafik droge. Ndaj në fshat njihej dhe me emrin Kujtim, pasi përdorte disa identitete.
https://www.priza.al/2022/07/06/detaje-nga-vrasja-ne-divjake-andrea-stasa-e-goditi-me-grushte-babain-e-tij-dhe-me-pas-e-mbyti/