Të nisni ditën mbarë është gjysma e punës. Ju duhet të jeni pozitivë, si dhe të mos të ndiheni të ngarkuar gjatë ditës. Më poshtë ju sjellim tre mënyra të thjeshta për ta nisur ditën mbarë.
Përdorni dy alarme ore
Nëse vendosni alarmin dy herë, do t’ju bëjë të ndiheni më pak të lodhur gjatë ditë. Për shembull, nëse duhet të zgjoheni në orën 8, sepse më 9 filloni punën, vendosni njërin alarm në orën 7:30, në mënyrë që të zgjoheni 30 minuta më parë. Kshtu do të zgjoheni më herët dhe do të jeni të vetëdijshmë edhe për 30 minuta, duke evidentuar ato pesë minuta që i kërkon gjithësecili në mëngjes. 30 minuta janë më mirë se 5, apo jo?
Pini kafen e mëngjesit
Një nisje perfekte është me një kafe në dorë. Nëse ju do të konsumoni një të tillë, atëherë do ta nisni ditën mbarë.Sakaq, mundohuni ta evitoni kafen gjatë orëve të pasdites, pasi ndikon në pagjumësi. Pasi, efekti i kafeinës zgjat rreth 6 orë.
Lexoni, lexoni, lexoni
Që motorët tuaj të trurit të nxizen, duhet patjetër të realizoni një aktivitet. Nuk duhet të lexoni tregime apo romane, por lexoni një gazetë ose tekst me përmbajtje shkencore me tematikë mbi mirëqenien.