Një 22-vjeçare britanike dhe bashkëshorti i saj janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Cambridgeshire.
Nuk dihet ende asgjë se si u gjet i vdekur çifti, ndërsa policia po heton këtë rast si vrasje.
“Ne jemi tepër të trishtuar për humbjen e vajzës sonë Maddie. Zemrat tona janë të thyera, nuk e imagjinojmë jetën pa të. Kjo humbje është shumë e madhe. Ajo ishte një person i bukur si brenda dhe jashtë. Maddie e kalonte kohën me familjen dhe miqtë”, tha një prej familjarëve të vajzës.
/Priza.al/