Palombarët kanë nisur sërish kërkimet për gjetjen e turistit holandez, të cilin e mori rrjedha e ujit në kanionet e Osumit në Skrapar.
Një ditë më parë, holandezi Jules Schurmmans, 68 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Helma Schurmmans, 64 vjeç, ishin futur në kanionet e Osumit për t’u larë. Teksa bashkëshortja e tij ka arritur të dalë 68-vjeçarin e ka marrë rrjedha e lumit.
Ajo u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa sot ka lënë ambientet e spitalit dhe i është bashkuar kërkimeve për gjetjen e bashkëshortit të saj.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se ka qenë vetë turistja e cila ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Çorovodës, e që ngriti po ashtu alarmin për zhdukjen e të shoqit.