Ish-kryeministrja e Anglisë Liz Truss shprehu mbështetjen e saj të plotë për liderin e ri të konservatorëve dhe kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak.
Përmes një postimi në rrjete sociale, uroi Sunak për detyrën e re, për të cilën ai u votëbesua sot.
“Urime Rishi Sunak që u emërua kreu i Partisë Konservatore dhe kryeministri ynë i ardhshëm. Ju keni mbështetjen time të plotë”, shkruan ish-kryeministrja Truss.
Kujtojmë se ditën e sotme Rishi Sunak është bërë zyrtarisht kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, pasi Penny Mordant u tërhoq nga gara.