Jo vetëm një herë! Kanë qenë të shumta në fakt herët që Aleksandër Varfaj, ish-partneri i Rudina Dembacajt, e akuzon këtë të fundit se e ka ndarë nga vajza e tyre.
Sipas disa statuseve të fundit të Aleksit, ai ka afro një vit që nuk e ka parë Viktorian dhe përgjegjëse për këtë është aktorja.
“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,”-shkruante ish-partneri i Rudinës në Instagram krahas një fotoje me të bijën.
E pyetur nga ndjekësit në rrjete sociale lidhur me këtë deklaratë të ish-bashkëshortit, Rudina është shprehur se kjo është diçka që s’do ta bëjë kurrë. Madje, Rudina betohet edhe për kokën e të bijës.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Rudina la të kuptohet se emri i saj po përdoret nga ish-bashkëshorti që ky i fundit të tërheqë vëmendjen e mediave.
“Zemra ime kur një person meriton të bëhet lajm nuk duhet të citohet emri i Rudina Dembacaj që lajmi të lexohet. Nëse dikush është personazh publik dhe prodhon lajme le ti prodhojë”,-u shpreh ajo.