Një tjetër vatër zjarri u regjistrua në pyllëzimin e Kolonjës, këtë herë e qëllimshme.
Burime për median bëjnë me dije se flakët janë vënë nën kontroll, duke mos rrezikuar kështu kurorën e pishave ndonëse ishin shumë afër qytetit të Ersekës. Mësohet se në terren janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse dhe 10 punonjës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve prej orës 22:50 deri në orën 00:45.
Raportohet se janë shkrumbuar rreth dy dylymë sipërfaqe toke si dhe ende nuk janë verifikuar autorët e dyshuar të këtyre zjarreve në zonën e Kolonjës.