Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ka komentuar kundërshtarët e tij në zgjedhjet e 14 Majit.
I ftuar në emisionin “Wake up”, Veliaj është shprehur se kandidati i opiztës, Belind Këlliçi është e njëjta frymë si Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Veliaj theksoi se do të ishte më mirë nëse kandidatët do të diferencoheshin nga liderët e partisë.
“Formalisht ti ke përballë një koalicion që drejtohet nga këto personazhe që për mua përfaqësojnë Shqipërinë mbrapa.
Të njëjtët personazhe sjellin një persnazh që është e njëjta frymë. Unë nuk mendoj se është kundërshtar i fortë.
Jemi një ngërç. Sot opozitën e përfaqëson Meta dhe Kryemadhi, një parti private.
Unë besoj se nëse kandidatët bëjnë diferenëcn nga liderët e partive do të ishte një gjë e mirë”, tha Veliaj.