“E njihja para se të bëhej e famshme”/ Don Phenom flet për marrëdhënien e tij me Cardi B

Reperi i njohur Don Phenom ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Pardon My French”, i cili ka folur për jetën e tij artistike dhe atë private. Ndër të tjera, ai tregoi se e ka njohur Cardi B shumë më përpara se ajo të bëhej një repere kaq shumë e suksesshme sa ç’është sot.

“Kemi shkuar te një ‘strip club’ dhe në atë kohë e shkreta sa e kishte lënë atë punë dhe kishte nisur të regjistronte albumin e saj të parë. Erdhëm rastësisht atë ditë. Gabimin më të madh që kam bërë ka qenë që nuk i kam bërë foto ta shihnin sa keq ishte veshur atë ditë (qesh). Kemi pasur ca shokë, ata kanë foto dhe video që kanë qëndruar me të më përpara. Është një video në ‘YouTube’ ku mund ta shikoni që Cardi B flet shqip”,- tregon reperi.

“Jo vetëm kaq por Don Phenom foli edhe për Unikkatil. Unikkatili më ka inspiruar shumë sa i përket repit shqip. Ai është arsyeja që kemi tentuar të këndojmë në gjuhën shqipe. Kjo lagje që kam qëndruar është lagje shqiptare. Viktori (Unikktili) me vëllain e tij kanë jetuar aty. Vëllai i Unikkatilit është menaxheri i tij dhe i imi. I shkova në koncert kur kam qenë 15 vjeç me ID fallso dhe e takova”,- vijoi Don Phenom.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *