Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pyllin Kombëtar në Georgia, në Shtetet e Bashkuara, ku një ekip patologësh kanë prerë barkun e një ariu dhe kanë gjetur aty 79 kilogramë kokainë. Ariu besohet të ketë thither sasinë e kokainës me vlerë 15 milion dollarë.
“Barku ishte mbushur plot me kokainë”, tha një mjek. Asnjë kafshë tjetër nuk do i mbijetonte kësaj ngjarjeje. Pasi konsumoi kokainën, ariu pësoi hemorragji cerebrale, hipertermi, probleme me fryëmarrjen, goditje në tru dhe probleme me veshkat.
Ngjarja ndodhi kur një avion që mbante drogën po udhëtonte sipër pyllit kombëtar, dhe narkotrafikanti po hidhte pakot me kokainë nga aeroplani në mënyrë që t’i merrte pasi të zbriste. Mirëpo, teksa po bëhej gati të hidhej nga aeroplani me parashutë, goditi kokën në cepin e aeroplanit dhe nuk hapi dot parashutën. Ai ra dhe gjeti vdekjen. Pakot me kokainë mbetën në pyll dhe ishte pikërisht aty ku e gjeti pakon ariu dhe e konsumoi të gjithën dhe më pas ngordhi.
Përshtati:Priza.al/Burimi:The Sun