Alpinistja dhe ish-mësuesja nga Hong Kong Tsang Yin-hung është ngjitur në majën e Everestit për më pak se 26 orë.
Ajo ka regjistruar ngjitjen më të shpejtë nga një grua, njoftuan zyrtarët në Nepal.
“Ajo u nis nga kampi në ora 1:20 të shtunën pasdite dhe arriti në majë në 3:10 pasdite të dielën,” tha Shrestha për rrjetin AFP.
Në vitin 2017, Tsang u bë gruaja e parë nga Hong Kong që arrinte majën e Himalajeve me tentativën e saj të tretë në 2017.
Nepali ka lëshuar sivjet 408 leje ngjitjeje në Everest teksa vitin që shkoi ngjitjet u ndaluan prej pandemisë.
Rreth 350 alpiniste kanë arritur majën e famshme vetëm sezonin e sivjetshëm pranveror, teksa vendi përballet ende me shifra konstante infektimesh.
/Burimi Journal Beat: përshtati në shqip Priza.al/