Mjekët në Lituani kanë hequr më shumë se një kilogram gozhdë dhe vida nga stomaku i një burri, i cili filloi të gëlltiste objekte metalike pas lënies së alkoolit.
Burri u shtrua në një spital në qytetin Klaipeda me dhimbje të forta barku, ku një ekzaminim me rreze X tregoi copa metali ku disa ishin deri në 10 centimetra.
Pacienti u ankua për dhimbje akute të barkut dhe pas rreze X u zbulua se në stomakun e tij kishte objekte të ndryshme metalike, disa prej të cilave ishin të gjata deri në 10 cm, duke e vënë jetën e tij në rrezik.
“Gjatë operacionit që zgjati 3 orë, të gjithë trupat e huaj, madje edhe më të vegjlit, u hoqën nga stomaku i pacientit,” tha kirurgu Saronas Dailindenas.
Spital ka publikuar një foto ku shihen vida dhe gozhde të gjetura në barkun e pacientit.
Pacienti kishte nisur të përpinte objekte metalike muajin e kaluar, kur vendosi që ta linte alkoolin. Tashmë gjendja e tij është e mirë, jashtë rrezikut dhe pa gozhda apo vida në stomak.
/Priza.al/